“Djalë qytetar”/ Biseda të reja zbardhen ndaj Ballukut, takimi që kishte lënë me deputetin e PD, porosia që i la Evis Berberit për Arbi Agalliun

Biseda të tjera janë zbuluar për zv/kryeministren Belinda Balluku ku në mesazhet me kreun e ARRSH, Evis Berberi n thuhet se do të takonte një deputet demokrat më 27 janar 2022.

Takimi mes Arbër Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku ishte për dy toka në Vlorë.

Ministrja e cilëson deputetin demokrat si djalë qytetar, dhe i porosi Evis Berberit që të mbajë qëndrim të dashur me të.

“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës. Qëndrimi shume I dashur, shume I mire se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.

Pjese nga dosja hetimore:
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:
Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”.
Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.
Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.
Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”.
Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.
Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.
Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.
Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×