“Ia këndoj këngën, s’ma ndjen për asnjë”! Zbardhet dosja e SPAK për Ballukun, biseda me Evis Berberin: Duhet ta rishpallim përnjëherë që t’i djegim afatet e ankimimit. Si u manipulua tenderi për Llogaranë

News24 dhe kanë siguruar dosjen e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv/kryeministrja ka me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjtë se ajo e kompanisë “Gjoka”. Procedura e parë është anuluar, ndërsa “Gjoka” kishte ofruar 140 mln euro.

Pasi tenderi ribëhet, vlera e fondit limit rritet në rreth 190 mln euro dhe fitues shpallen turqit.

Këta të fundit ndërtimin e tunelit ia lënë kompanisë Gjoka si nënkontraktor.

Pjesë nga biseda:

Belinda Balluku: Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.

Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet.

Belinda Balluku: “Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.

Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.

Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.

Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.

Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.

Evis Berberi: “Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×