“Gjuha e Ballukut në përgjime, pasqyrë e degradimit”, Dogjani: 50 mln eurot që u vodhën në tunelin e Llogarasë…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, pas publikimit të disa përgjimeve mes saj dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Dogjani u shpreh se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe morale, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përsërit modelet e regjimit autoritar të së kaluarës.

“Njerëzit janë nën presion të madh për shkak të interesave të karriges së një individi. Shqiptarët nuk dorëzohen dhe do t’i rrëzojnë këta, por ata nuk mund të dalin nga trashëgimia e tyre. U pushkatua Beqir Balluku, gjyshi i Belindës, nga Enver Hoxha. Edhe Rama, ashtu si Enveri, i sulmon njerëzit e vet nga frika,” deklaroi Dogjani.

Duke iu referuar aferës së tunelit të Llogarasë, ai ngriti dyshime të forta mbi përfshirjen e niveleve të larta të qeverisë.

“Mendoni se vidhen 50 milionë euro te tuneli i Llogarasë pa dijeninë e Edi Ramës? Kjo situatë tregon degradimin total të pushtetit. Zullumi do t’i mbysë këta,” tha ish-deputeti demokrat.

Dogjani theksoi se përgjimet e dala në dritë, ku përfshihet zëvendëskryeministrja Balluku, tregojnë krizën në majën më të lartë të qeverisë:

“Kur zv.kryeministrja komunikon me atë gjuhë, kjo është pasqyra e qartë e degradimit. Nuk zihen për punë më të mira se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte lule.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×