
Pasi zbuloi emrin e kandidatit për president, kryeministri Edi Rama priti në një takim mbrëmjen e sotme me Bajram Begajn, i propozuar nga PS-ja për kreun e shtetit.
Takimi mes Ramës dhe Begajt u mbajt për pak minuta në Kryeministri.
“Në orën 20:30 Kryeministri Edi Rama takon në Kryeministri Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, njëherësh kandidat të propozuar për President.”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë.
Kujtojmë se Begaj, gjeneral major, aktualisht shefi i Shtabit të Përgjithshëm, ka pranuar propozimin.
Arena e Lajmit
and then