Dosja ‘Balluku’, Xhixho: Si askund në botë, një zv.kryeministre në hetim, s’jep dorëheqjen, as e shkarkojnë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë për korrupsion të thellë në projektin e tunelit të Llogarasë, gjatë fjalës së saj në Kuvend.

“Vetëm në tunelin e Llogarasë janë vjedhur 50 milionë euro, një aferë korruptive për të cilën zëvendëskryeministrja është në hetim dhe vazhdon të jetë në detyrë. Si askund në botë, nuk ka as dorëheqje dhe as shkarkim,” deklaroi Xhixho.

Ajo u shpreh se kjo situatë tregon qartë shkallën e kapjes së shtetit nga korrupsioni. “A mund të jemi aq naive sa të mendojmë se kryeministrit Rama i kanë ngrënë mollët e dardhat pas shpinës? Kjo është dëshmi e një sistemi të korruptuar dhe kriminal, me në krye Edi Ramën,” theksoi deputetja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×