Shtyhet gjyqi/ “E prita në gjykatë, por s’erdhi!”/ Aulon Kalaja: Më 12 nëntor, Veliaj në seancë përballë meje!

Gjykata e Tiranës, Dhoma Penale, ka shtyrë seancën për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj Aulon Kalasë. Kalaja, i paraqitur i përgatitur me fakte dhe prova, priti Veliajn në gjykatë, por ky i fundit nuk u shfaq.

Gjyqtarja vendosi që seanca të zhvillohet më 12 nëntor, ora 12:00, duke urdhëruar që Veliaj të paraqitet personalisht. Në rast të mungesës, çështja mund të pushohet sipas ligjit.

Kalaja deklaron se do të presë përballjen dhe nuk do të tërhiqet nga deklaratat e tij publike. “Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë,” shprehet ai.

REAGIMI
Të nderuar miq, sipas fletë-thirrjes, u paraqita në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Penale, për t’u përballur me padinë për shpifje që, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj meje.
I pregatitur me fakte dhe prova dhe duke mos u tërhequr nga asnjë deklaratë publike e imja, prita Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, në gjykatë, por ai nuk erdhi.
Gjyqtarja e çështjes e shtyu senacën me datë 12 nëntor, ora 12:00, duke vendosur se Veliaj duhet të vijë nga burgu dhe të dalë para gjykatës. Kësisoj të mos shmanget nga padia që e ngritur po vetë dhe është ndjerë i fyer dhe i lënsuar. Në rast se nuk vjen cilësoi gjyqtarja, çështja do të pushohet, sipas ligjit.
Ndërkohë unë pres përballje dhe nuk do të bëj asnjë hap pas. Do të ndahet një herë e mirë se kush është shpifës dhe përse hapen të tilla çështje ndaj meje në gjykatë.
Sinqerisht Aulon



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×