E pandehur e SPAK/ “Balluku të jepte dorëheqjen”! Analisti: Rama duhet të çonte Qeverinë në votëbesim

Analisti, Ben Andoni, theksoi se kryeministri Edi Rama ka marrë goditje shumë të madhe pas hetimit të zv.kryeministres Belinda Balluku

Ai shton se pas këtyre zhvillimeve Rama duhet ta çonte Qeverinë e tij në votëbesim.

“Ju e dini që në këto momente Rama ka marrë goditje shumë të mëdha, të brendshme. Dhe o ta vini re Rama e ka shpërndarë vëmendjen në lajme të mira ndërkombëtare. Përshembull deklarimet e Martha Kos ishin shumë imponuese. Dhe Rama vëmendjen e ka zhvendosur nga problemet e brendshme tek ndikimet e jashtme të Shqipërisë dh rruga. Ju e dini që në fund të 2027 mendohet që të marrë rrugëtimin e vërtetë.

Thjesht sepse i duhet që të ketë oksigjen për të vazhduar rrugën e tij dhe për të parë konjkukturat e tij. Paradoksi është që Rama e le të gjithë peshën tek një individ pra te Balluku dhe më pas tek standarti i PS. Dhe më e rëndësishmja të gjitha goditje që i bëhen Ramës dhe që moralisht duhet ti mbaj përgjegjësi sepse janë njerëzit e tij.

Ministrat dhe ish-ministrat janë njerëz të tij. Ministrat dhe ish-ministrat janë njerëz të tij. Dhe ai e ka kthyer në vlerë që kapitulli më i rëndësishëm ai i pari që futet drejtësia. Në Shqipëri po funksionon si jo më mirë, dhe ai të thotë ‘që është marrë ky, ai’. Dhe ky është paradoksi, që ne duhet të mësohemi me gjuhën e drunjtë të Brukselit. Në po pengohemi që ne presim standarte demokratike nga vendi jonë. Rama duhet të kërkojë votëbesimin, ku në këtë rast numri dy i qeverisë të krijon probleme të tilla. Në këtë rast duhet të vinte në Parlament.”, tha Andoni.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×