“Tjetër dëshmi për korrupsionin e Belinda Ballukun”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli ka zbardhur një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut.

Ai shton se përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

“Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane”, shtoi Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Intervista e biznesmenit Behgjet Pacolli zbardh një tjetër aferë korruptive të Belinda Ballukut. Përveçse ka paracaktuar fituesin e konçesionit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku përcaktonte edhe nënkontraktorët që do të kryenin punimet për ndërtimin e strukturave të aeroportit.

Në këtë episod bëhet fjalë për ndërtimin e një hangari me vlerë 21.2 milionë euro, për të cilin siç thotë biznesmeni Pacolli, Belinda Balluku i kishte dhënë fjalën një kompanie italiane. Në këtë takim të zhvilluar në kryeministri, ka qenë i pranishëm edhe Edi Rama, i cili jo vetëm ishte në dijeni të aferave të zëvëndëses së tij, por edhe i miratonte ato plotësisht.

Pa humbur kohë, SPAK duhet të administrojë këtë intervistë si provë e korrupsionit madhor të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me konçesionin e aeroportit të Vlorës. Dyshja Rama-Balluku duhet të thirren urgjentisht në SPAK dhe të merren në përgjegjësi penale për këtë aferë qindra milionë euro në dëm të Buxhetit të Shtetit dhe ekonomisë shqiptare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×