Balluku e pandehur për aferën 50 mln euro/ Kryemadhi: Flitet që është garipe dhe duket nga SMS-të ku shkruante “palloshi”. Çdo gjë e ka bërë me urdhër nga lart!

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke thënë se ajo ka “namin që është garipe dhe bobe”. Sipas Kryemadhit, mesazhet e Ballukut tregojnë se ajo i bindet urdhrave të Ramës. Ajo deklaroi se tenderi për të cilin flitet ishte përgatitur në rregull, por më pas u ndryshua me urdhër nga “lart” dhe u zbatuar sipas udhëzimeve të asaj që Kryemadhi e quajti “palloshi i gjatë”.

Kryemadhi, e ftuar në ‘Kjo javë’ në News24 theksoi se Balluku i ka qëndruar besnike kryeministrit Edi Rama. “Zonja balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që i ka që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhrin e “palloshit të gjatë”.

I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×