
Sipas informacioneve nga KZAZ e Cërrikut, procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit të kësaj bashkie.
Përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).
Burime nga KAZA ne 47 Cerrik bëjnë me dije se stafi teknik ndodhet aktualisht në QV dhe po punohet për rregullimin e pajisjes në mënyrë që procesi të vijojë pa vonesa të mëtejshme.
Ndërkohë, nga verifikimet e kryera deri tani, nuk janë evidentuar mungesa të komisionerëve në asnjë nga qendrat e votimit të bashkisë Cërrik, duke garantuar vijimin e qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor.
and then