
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se dreka e ditës së nesërme do të jetë koha e përfundimit të numërimit në të 5 bashkitë.
Sipas tij kjo varet edhe nga pjesëmarrja por nëse është pak a shumë e njejtë me ato të zgjedhjeve të kaluara, numërimi përfundon mesditën e së hënës.
Celibashi ka dhënë detaje edhe sa i përket risisë në Bashkinë Tepelenë, ku procesi i numërimit krahas procesit tradicional, do të kryhet edhe me Inteligjencën Artificiale.
“Në çdo tavolinë numërimi ka të instaluar kamera që filmojnë çdo fletë votimi.
Të gjitha filmimet, përmes një programi kompjuterik që bazohet në AI do të bëjë lejimin automatik të fletëve të votimit, do të kuptojë sistemi se për kë është votuar.
Rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e komisionit.
Duhet të pranojmë që jo shumë janë të familjarizuar me Ai dhe mënyrën se si funksionon”, tha ai.
and then