
Ekspertja zgjedhore, Gerta Meta, theksoi se elektorati gri vijon të rritet çdo vit. Ajo tha se qytetarët kanë kuptuar se nuk mund të jenë aktorë vetëm ditën e zgjedhjeve.
“Votuesit shqiptarë kanë vijuar ta ndjekin politikën me shumë vëmendje për të bërë diferencën. Në të gjitha zgjedhjet aktori më pozitiv kanë qenë votuesit sepse janë drejtuar qendrat të votimit.
Çështja është që votuesit shqiptarë kanë kuptuar një gjë që nuk mund të jesh aktor vetëm ditën e zgjedhjeve. E marrin lehtë që ne nuk shkojmë në qendrat e votimit duke marrë një farë bojkoti të mënyrës se si ata qasen ndaj subjekteve garuese, apo si të thuash aktorëve apo kandidatëve.
Politika duhet të vijë me një qasje të re ndaj votuesve që ata të sigurojnë një rritje të numrit të simpatizantëve. Kemi një përmbysje që nga zgjedhje në zgjedhje po rritet elektoriat gri, forcat politike nuk po e gjejnë enzimën se si ti përthithin elektoralin që është i pavendosur.”, tha ajo.
and then