
Oklahoma fitoi 114-100 ndaj Memphis jashtë fushe, duke u bërë skuadra e parë këtë sezonin që arrin shifrën e 10 fitoreve (ka vetëm 1 humbje). Për kampionët në fuqi të NBA-së u dallua sërish Alexander Shai me 35 pikë, lider në fushë për Thunder. Zhgënjen skuadra e Milwaukee, që u mund 122-115 në shtëpi nga Houston. Veterani Kevin Durant, me 31 pikë të realizuara sot, bëri diferencën në fushë, ndërsa 37 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë për vendasit.
Fitore të lehtë korri Golden State, që mundi 114-83 Indiana, ndeshje ku u dallua Jimmy Butler me 21 pikë. Skuadra e Boston, falë 27 pikëve të Brown, mundi 111-107 Orlando jashtë fushë. Për Celtics u dalluan treshja Brown Simons dhe White, duke shënuar respektivisht 27,25 dhe 21 pikë. Fitorja e radhës për kryesuesit e Konferencës së Lindjes Detroit Pistons, që arriti të fitonte në transfertë ndaj Philadelphia 76-ers me shifrat 111-108 ndaj Philadelphia. Më i miri për miqtë në parket ishte Cunnigham me 26 pikë dhe 11 assit.
and then