
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar pak ditë më parë në selinë e PS, ku të pranishëm ishin deputetët socialistë dhe drejtuesit e qarkut të Tiranës.
Berisha u shpreh se kryeministri Rama e ka quajtur marrjen të pandehur të zëvendës kryeministres Belinda Balluku nga SPAK si një luftë politike që po i bëhet PS, ndërsa ka shtuar se Balluku do të jetë drejtuese e qarkut.
Sali Berisha: Jam i detyruar t’ja ndërroj emrin nga Belindë në Lubi se nuk ka njeri më të papërmbajtur se ajo.
Cili është qëndrimi i Ramës ndaj superskandaleve? Tuneli të Llogarasë, kompania që ofroi 130 mln euro iu dështoi tenderi, për ta fituar me 180 mln euro kompania turke Tunelin Lubia e ka kontraktuar siç thotë vetë me urdhër të Ramës. E vërteta është se ko i ka bërë të qartë Rmës se do ta marrë me vete nëse e lëshon.
Dua t’ju informoj për mbledhjen tiop sekret që u zhvillua në selinë e S, ku ishin deputetët dhe drejtuesit për Tiranës. Rama u ka bërë të qartë atyre se drejtuese e qarkut Tiranë do të jetë Lubi Balluku dhe se SKAP-i ka sulmuar PS dhe Ramën, sepse aty asgjë nuk qëndron.
Beteja që na bëhet është politike thotë Rama, ju vijoni punën.
and then