Opozita nuk fitoi asnjë nga 5 bashkitë, Berisha: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje. Farsë elektorale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.

Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.

“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi, siç tha ai, se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×