Balluku e pandehur e SPAK/ Spiropali: Kemi marrë vendimin si shumicë të luftojmë pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet. Secili mban përgjegjësi para ligjit

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar sot se mazhoranca është e vendosur të luftojë pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet.

E pyetur për ccështjet në hetim nga drejtësia, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm.

“Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.

Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, që kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet”, tha Spiropali.

Ajo shtoi më tej se ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës.

“Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha ministrja Spiropali.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×