Rikthehet në pankinë, Roberto Mançini do të drejtojë Al Sadd në Katar

Roberto Mancini është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij, pas eksperiencës së pasuksesshme në Arabinë Saudite. Ish-trajneri i Kombëtares italiane ka gjetur akordin me Al Sadd, klubin më prestigjioz të Katarit, dhe do të firmosë një kontratë deri në maj 2026. Pas disa javësh pritjeje dhe oferte nga klube të tjera, Mancini ka vendosur të pranojë propozimin e Katarit dhe do të niset për në Doha që mesjavën e ardhshme.

Al Sadd, një klub me 18 tituj kombëtarë dhe dy herë fitues i Ligës së Kampionëve të Azisë, synon të rikthehet në majat e futbollit ndërkombëtar pas disa vitesh dështimesh. Debutimi i Mancinit si trajner i klubit qatariot do të ndodhë më 25 nëntor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×