
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të nisë sot zhvillimin e seancave dëgjimore publike me kandidatët për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Në njoftimin e publikuar nga Kuvendi bëhet e ditur se, pas shpalljes së vakancës me vendimin nr. 2/2025, datë 13 tetor 2025, dhe përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave më 3 nëntor, në total janë depozituar 26 kandidatura për këtë funksion kushtetues.
Në zbatim të ligjit, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Komisioni i Ligjeve do të organizojë dëgjesa publike me secilin prej kandidatëve.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në datat 12 dhe 13 nëntor 2025, në orën 14:00, në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, pranë Kryesisë së Kuvendit.
Sipas njoftimit, në ditën e parë të dëgjesave, më 12 nëntor, do të paraqiten kandidatët:
Adriana Kalaja, Anton Kosteri, Anton Lleshaj, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Endri Papajorgji, Endri Shabani, Fatjona Male, Genta Tafa, Gerti Shella, Gëzim Allaraj dhe Ismail Tafani.
Procesi i dëgjesave publike do të vijojë edhe më 13 nëntor, me prezantimin e kandidatëve të mbetur, përpara se Komisioni të përgatisë raportin përfundimtar me vlerësimin e tyre.
Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me tre të pestat e votave të të gjithë deputetëve, për një mandat pesëvjeçar.
and then