
Në një dëgjesë me banorët e Njësisë 5 në Tiranë mbi buxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama njoftoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është parashikuar një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.
“Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, kanceri po përhapet me shpejtësi; rastet po shtohen çdo ditë. Nuk kalon java pa marrë mesazhe nga dikush që një i afërm i tij ka mësuar papritur për këtë sëmundje. Ju keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik, keni parë çfarë ka ndodhur më parë dhe përpjekjet që bëhen për ta politizuar këtë çështje. Por realiteti është përtej të gjithave,” tha Rama.
Ai theksoi se ka ardhur koha që të mos vonohet më mbulimi i barnave të rimbursueshme për pacientët me kancer, pasi ato janë të shtrenjta dhe të nevojshme. “Si në një familje që përballet me sëmundjen, unë e di nga përvoja personale se rëndësia e mbështetjes shkon përtej detyrimit formal,” shtoi ai.
Rama nënvizoi se për herë të parë është përcaktuar një buxhet i veçantë për mbulimin e barnave kundër kancerit, i cili do të vazhdojë çdo vit. “Mund të duket si fantazi, por kjo është realiteti që po e ndërmarrim,” tha kryeministri.
and then