
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale për mungesën gjatë ditës së sotme në komisionin parlamentar të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë Belinda Balluku.
Bardhi shkruan se sot të gjithë ministrat, në ushtrim të përgjegjësisë së tyre sipas nenit 80, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, ishin prezent në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare që mbulojnë fushën e tyre të përgjegjësisë.
“E vetmja që u fsheh ishte e pandehura Belinda Balluku! E pandehura Balluku nuk mund të sillet sikur asgjë s’ka ndodhur, vetëm për faktin se ajo e di që Edi Rama është peng i korrupsionit të tij dhe nuk mund ta shkarkojë.
E pandehura Balluku duhet të largohet menjëherë nga detyra sepse nuk mund të fshihet pafundësisht nga Kuvendi. Ajo nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin e gjatë”, të cilin e ka marrë peng”, shkruan Bardhi në mesazhin e tij në rrjetin social facebook.
Më tej, Bardhi shkruan se llogaridhënia është baza e qeverisjes demokratike.
“Çdo aferë korruptive është taksë e fshehur që i vihet qytetarit shqiptar. Është pengesë për zhvillimin e vendit. Shkon kundër mirëqenies. Është një hap më shumë drejt largimit të të rinjve nga Shqipëria”, thuhet në mesazhin e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
and then