VIDEO EKSKLUZIVE/ Tre persona i zënë pritë makinës dhe zbrazin armët! Pamjet e atentatit ndaj Gilmando Danit në Rinas, një prej vrasësve afrohet dhe…

Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, agjent i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Në pamjet ekskluzve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala për News24 dhe shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz S Class” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.

Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×