Ish-ministri Beqaj i pandehur, shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, ja kur do të mbahet e radhës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të shtyjë seancën gjyqësore për çështjen e koncesionit të sterilizimit, ku i pandehur është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Beqaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, me dyshimin se ka kryer veprime që kanë sjellë dëmtim të buxhetit të shtetit dhe përfitime të padrejta gjatë ushtrimit të funksionit si titullar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Raportohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve mbrojtës të ish-ministrit, të cilët ndodheshin në një proces tjetër gjyqësor paralel në GJKKO.

Gjykata ka caktuar datën 27 nëntor, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së radhës, ku pritet të shqyrtohen pretendimet e palëve dhe kërkesat procedurale të mbrojtjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×