Ministrja Spiropali në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani.

Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali.

Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar bashkëpunimin me Italinë në fushat prioritare të partneritetit strategjik.

Gjatë takimit të sotëm, Ministrja Spiropali do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike me homologun Antonio Tajani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×