
Sot do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë italiane në Romë.
Gazetari Ergys Gjençaj ka zbuluar detaje nga axhenda e samitit, i cili do të nisë me një pritje zyrtare në orën 11:30 për delegacionin shqiptar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Më pas do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Meloni.
Takimi mes dy krerëve të qeverive do të pasohet në orën 12:30 nga seanca e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku pritet të ketë adresime nga Rama dhe Meloni.
Më pas, në orën 14:00 do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit mes dy qeverive për disa sektorë si mbrojtja, shëndetësia, infrastruktura, zhvillimi ekonomik dhe emigracioni mes të tjerash.
and then