Gratë deputete të opozitës kërkese Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Deputetet gra të opozitës i janë drejtuar Presidentit të Republikës me një kërkesë zyrtare, që ai të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore. Sipas grave deputete, ky ligj bie ndesh me Kushtetutën dhe rrezikon të imponojë ideologji në shoqëri në kundërshti me parimet kushtetuese dhe traditën shqiptare.

Në kërkesë theksohet se Presidenti ndodhet përpara një prove historike: a do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para ideologjisë së imponuar? Deputetet i bëjnë thirrje të ndalojë, siç shkruajnë ata, “përcarjen, deformimin dhe denatyrimin” e shoqërisë shqiptare.

Po ashtu, ato i kujtojnë Presidentit të marrë parasysh edhe këshillat e komuniteteve fetare dhe të ruajë traditën shqiptare, sipas së cilës asnjë rregull nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e tyre.

Deputetet e opozitës përmendin në kërkesë nenin 85 të Kushtetutës, që i jep Presidentit kompetencën të kthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend. “Për këtë arsye, ju kërkojmë që të ngriheni në lartësinë e detyrës dhe të ndiqni parimet e drejtësisë dhe Kushtetutës,” thuhet në dokument.

Sipas tyre, vetëm duke vepruar kështu, Presidenti mund të ruajë ekuilibrin institucional dhe të ndalojë çdo ndërhyrje që bie ndesh me parimet themelore të drejtës dhe traditës shqiptare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×