
Analisti Fitim Zekthi deklaroi në Log, se protesta e së hënës e opozitës nuk bëhet për qytetarët por bëhet për interesat e PD.
Zekthi tha se kjo është e njëjtë dhe për kampin tjetër politik e cila ndër vite ka organizuar protesta për interesat e tyre. Sipas tij, PD nuk është alternativë qeverisëse dhe PS nuk mund të lejojë të humbë zgjedhje në këto kushte.
“SPAK ka bërë gjëra të mrekullueshme, por PD është në konflikt interesi. Çdo gjë që bëjnë të dyja partitë, është si të gjejnë derman nga SPAK.
SPAK rrezikon të prishë habitatin 30-vjeçar ku qëndron Shqipëria”, tha Zekthi.
Fitim Zekthi: PD nuk është alternativë qeverisëse dhe PS nuk mund të lejojë të humbë zgjedhje në këto kushte. Në këto kushte ato të dyja mund të bëjnë vetëm një gjë, përveçse të mbrohen, por si mund ta bëjnë këtë. Duke prodhuar një situatë, protestat që zhvillojnë partitë në Shqipëri nuk bëhen për qytetarët, por për të zhvilluar jetën e brendshme të forcës politike.
Edhe ajo çadra që ngriti Basha, nuk donte të shkonte të votonte komisionet e Vetingut.
PS nuk i humb dot zgjedhjet, të dyja nuk mbajnë llogari para votuesve të tyre. Por qëllimi është të mbrohen nga rreziku që kanë dhe që është SPAK.
SPAK ka bërë gjëra të mrekullueshme, por PD është në konflikt interesi. Cdo gjë që bëjnë të dyja partitë, është si të gjejnë derman nga SPAK.
SPAK rrezikon të prishë habitatin 30-vjeçar ku qëndron Shqipëria.
and then