
Kryeministri Edi Rama, në një dëgjesë që po mban me qytetarët në njësinë nr.2 në kryeqytet, ka sqaruar se në Buxhetin 2026 janë parashikuar shuma të nevojshme sa të zgjidhet problemi i mungesës së barnave për të sëmurët me kancer tek Onkologjiku.
“Patjetër që ajo që ndodhi në Onkologjiku ishte diçka tornditëse dhe revoltuese. Por aman transformimi i bërë, është i jashtëzakonshëm për sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi edhe hapësirë, për ato ngjarje skandaloze që është tek pamundësia për të ofruar barnat për të gjitha nevojat.
Janë barna shumë të shtrenjta, të cilat duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Sepse kancer jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën po bëhet një sëmundje gjithmonë e më e përhapur. Në buxhetin e 2026, ne kemi vendosur një fund të posaçëm për të përballuar të gjitha barnat për kancerin. Që do të thotë që njerëzit tanë që shkojnë atje, të mos kenë mungesë, dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë askush.”, tha Rama.
and then