Berisha nuk u paraqit në SPAK, Klodiana Lala: U thirr si person në dijeni për “21 janarin”! Shoqërim i detyrueshëm nëse refuzon në mënyrë të përsëritur

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duhet të ishte paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku u thirr nga SPAK për “21 janarin”.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Kjo Javë” në Neës24 me Nisida Tufën, ka deklaruar se

Berisha është thirrur si person në dijeni, ndërsa ka sqaruar edhe sa i përket deklaratës së Berishës se nuk ka marrë në dorëzim asnjë fletëthirrje.

Lala ka sqaruar se në rast se refuzimi i Berishës për t’u paraqitur përsëritet disa herë, mund të shkohet deri në shoqërimin e detyrueshëm të tij, skenar ky që sipas gazetares nuk është shumë i realizueshëm.

“Berisha duhej të ishte paraqitur sot në orën 10 në SPAK si persona në dijeni për 21 janarin ku humbën jetën 4 persona.

Shihet si person kyç, SPK është në kërkim të personit që ka dhënë urdhrin për të qëlluar.

Hetimi la jashtë shumë personazhe pasi dihej sa konflikte kishte mes Berishës në atë kohë kryeministër dhe Kryeprokurores Ina Rama.
Berisha pretendoi se nuk ka marrë fletëthirrje, çka u hodhën poshtë nga Prokuroria e Posaçme, që tha se u dërguan disa fletëthirrje, fillimisht në banesë dhe e dyta në selinë e PD, ku nuk u mor nga ana e rojës. Dërgohet një fletëthirrje e tretë më pas ndiqen procedura të tjera. Mund të shkohet drejt një shoqërimi të detyrueshëm ,por unë nuk mendoj se Berisha do të shkojë deri në këtë pikë. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur është në nderin e tij të paraqitet e të thotë për këto gjëra kam dijeni”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×