Euro 2026 U-19/ Shqipëria barazon 0-0 ndeshjen e dytë ndaj Sllovenisë

Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 0-0 ndeshjen e dytë kundër Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian 2026 për këtë moshë.

Trajneri Julian Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Taho (GK), Avdullari, Gecaj, Sina, Huqi (c), Kulla, Durmishi, Blini, Vogli, Sylejmani, Sheji.

Në përgjithësi, loja ishte e balancuar. Shqipëria tentoi disa herë me kundërsulme të shpejta dhe aksione të ndërtuara në krahë, por pa arritur të konkretizojë.

Kuqezinjtë patën tre raste të pastra shënimi, ndërsa Sllovenia ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë. Në fund takimi u mbyll 0-0.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Ukraina mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×