Afera 50 mln euro e Ballukut/ PD mban sot protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë, detaje nga organizimi

Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë.

Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim. Pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.

E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit.

Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.

Opozita proteston pas zbulimit të aferës 50 mln euro të Belinda Ballukut te tuneli i Llogarasë ku u mor edhe e pandehur nga SPAK, dhe për ngushtimin e hapësirave në Kuvend. PD akuzon mazhorancën se nuk lejon zhvillimin normal të seancave parlamentare.

Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik:

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare,” shkroi Berisha dje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Kryeministria është “blinduar” me mbrojtëse metalike, si masë për protestaën e sotme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×