“21 janari ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit”, Berisha: Nuk më kanë thirrur në 12 vite sepse kanë frikë nga dëshmitë e mia

Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se 21 janari ka qenë protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Berisha theksoi se nuk është thirrur në gjykatë pas 12 viteve, pasi sipas tij, socialistët kanë frikë nga dëshmitë e tij.

“Në rastin konkret një radhë më parë shtron pyetjen pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti. Nga 2013 çështja ishte duke u hetuar nga 2013 para dy javësh.

Pse nuk u thirr, kush e pengoi. Cilin institucion kontrollonte Sali Berisha, Ina Ramën apo Arta Marku. Asnjë! Nuk u thirra asnjëherë të vetme. Dhe në rastin se do të thirresha padiskutim se unë do të paraqitesha.

Por nuk u thirra se kishin frikë nga dëshmia e mia. E tëra kjo nuk u bë për shkak të dëshmisë sime. Dhe prapë kanë frikë. Çfarë ishte ajo? Protesta më e dhunshme në historinë e vendit.” tha Berisha



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×