
Bashkëshortja e Sulo Halilit, në një bisedë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, tregoi detaje nga biseda e fundit me viktimën. Shqiptari u gjet i lidhur me pranga dhe i djegur në një makinë në Greqi.
Gruaja pohoi se nuk di që ai të kishte konflikte, ndërsa shtoi se me Sulon ishte njohur me mblesëri. Ajo tha se para 4 vitesh, daja i ish-të dashurit të saj me të cilin ajo kishte pasur një bashkëjetesë, e kishte kërcënuar në telefon.
“Më ka njohur kushëriri me mblesëri me Sulon. Kisha dy vite më parë që kisha pasur një bashkëjetesë. Daja i djalit që kam bashkëjetuar unë, e kërcënoi, por çdo gjë e bëra me mirëkuptim. Isha e ndarë dhe jetoja në një vend ku punoja. Isha tre muaj e ndarë, ishte e gjitha me mirëkuptim. Nuk e di nëse ka gisht daja i ish- të dashurit tim. Atë ditë që humbi erdhi nga puna, hëngrëm drekën.
Unë i thash do nxjerrim fëmijët. Ok tha, por do fle pak. Më pas më tha; do iki diku për të nxjerr patentën, se do e merrte me lekë. Shoku që e shoqëroi është shqiptar. Ai tha; më tha prit këtu dhe nuk erdhi më. Ai ishte i gëzuar, ishte shumë mirë. Punonte në ndërtim. Mirë ishim financiarisht. Unë nuk punoja, se kam djalin 1 muajsh dhe vajzën 3 vjeçe. Kur iku ishte i gëzuar, nuk kishim asgjë. S’më la përshtypje për asgjë. E mora në telefon dhe më tha; Shkova në destinacion, në Thiva. Më tha; ik ik se flasim. Shoku më tha; u ktheva me makinë tjetër. Makina e shokut u gjet në një kalceto. Trupi u gjet pak më larg, se di sa. Daja i ish-të dashurit tim e ka kërcënuar para 4 vitesh, nuk ishim shqetësuar. Më ra si bombë. Nuk e di se si ndodhi. Se besoj se është marrë me diçka të keqe, se nuk kishim lekë në shtëpi. Nuk është se dyshoj se shoku i tij, më duket djalë i qetë, se di. Po të kapa do të djeg me benzinë, kështu i tha daja i ish- të dashurit tim Sulo.”, tha ajo.
and then