VanHorn takim me ministren Ibrahimaj, Ambasada amerikane: SHBA do të ofrojë ekspertizë për PPP-të. Të çojmë përpara vizionin e Trump për partneritete të drejta ekonomike

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Donald Trump për partneritete ekonomike të drejta dhe zhvillimin e inovacionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së bën të ditur se gjatë takimit, VanHorn ka ndarë planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane në fushën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe ka inkurajuar qeverinë shqiptare të miratojë një mekanizëm të fuqishëm dhe transparent për shqyrtimin e investimeve të huaja.

“Këto iniciativa synojnë të promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë, në mënyrë që bizneset të lulëzojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë,” thekson Ambasada e SHBA-së.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×