BE pezulloi fondet për bujqësinë pas dyshimeve për korrupsion, Marta Kos: Shqipëria të ndryshojë kulturën politike

Komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, kur u pyet në lidhje me fondet e IPARD të cilat u bllokuan nga BE për Shqipërinë, theksoi se Shqipëria duhet të ndryshojë kulturën politike.

“Po jam e sigurt por duhet të jemi të kujdesshëm. Ka shumë arsye për këtë. Së pari janë paratë e taksapaguesve Europianë. Dhe unë jam përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se SPAK po punon dhe nëse shohim se rastet janë zbuluar.

Tregon se ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave ‘Themelore’. Do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër ato duhet të bëjnë shumë reforma.

Për shembull në Shqipëri është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshëm ka të bëjë me ndryshimin e politikës. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit. Por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra kjo është pika kryesore e veprimit, është e rëndësishme për ne. Por gjithashtu është diçka ku ne jemi vërtet të rreptë.”, tha ajo.

Komisioni Evropian vendosi të pezullojë programin më të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë, me vlerë dhjetëramilionë euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim.

IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×