U kualifikuan me spektakël në “play-off”, Foda beson: Kosova shkon në Botëror

U kualifikuan me spektakël për herë të parë në histori në fazën “play-off” të një Botërori, por Kosova nuk ndalet, i bën një mbyllje fantastike këtij edicioni duke ndalur edhe Zvicrën e Granit Xhakës, një “X” 1-1 që i jep edhe më shumë besim për sfidat e muajit mars. Me 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, 11 pikë në total, Kosova e mbyll Grupin B në vendin e dytë, e shkëputur ndjeshëm me 7 pikë diferencë në raport me Slloveninë dhe +9 në raport me Suedinë, shifra më të vërtetë fantastike në një grup i konsideruar si “ferr”.

Në “Fadil Vokrri”, pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Vargas kaloi “helvetët” në avantazh në minutën e 47-të. Në të 74-ët ishte Muslija që me një super gol vendosi baraspeshën, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Ajo që la një shije të hidhur ishin vërshëllimat pafund ndaj kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka. Në fund, tifozët, edhe i gjithë stafi i Kosovës festuan me të drejtë për këtë kualifikim historik në fazën “play-off” ku të enjten, së bashku me Shqipërinë do të njohin rivalët e tyre.

Franco Foda, trajneri i Kosovës, u shfaq i lumtur për këtë arritje të madhe, ndërsa tani beson se me këtë grup mund të kualifikohen edhe në Botëror: “Në fillim të shortit, kur u vendosëm në këtë grup, askush nuk e besonte që do ta mbyllnim në vendin e dytë, për më tepër një xhiro përpara fundit. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e ekipit. Në mars, për t’u kualifikuar duhet të mposhtin çdo rival, unë besoj shumë që ky ekip mund të shkojë në Botëror”, u shpreh Franco Foda pas ndeshjes me Zvicrën.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×