Reshjet e shiut, si paraqitet situata në Lushnjë dhe Divjakë

Pavarësisht reshjeve me intensitet të lartë pasditen e djeshme dhe gjatë natës, situata në Lushnje dhe Divjakë ka qenë nën kontroll, pa u shënuar problematika të rëndësishme.

Hidrovorët kanë funksionuar normalisht dhe kanë paraprirë me sukses prurjet e ujit. Aktualisht, hidrovori i Tërbunit, i cili kullon fushën kryesore të zonës, ndodhet në kuotën –130 cm. Hidrovori i Karavastasë, që mbulon pjesën jugore të Lushnjes deri në lumin Seman, është regjistruar në kuotën –180 cm, ndërsa hidrovori i Divjakës, që merr përsipër drenazhimin e fushës së Divjakës, ndodhet në kuotën –40 cm.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe qarkullimi rrugor vijon normalisht, pa pengesa.

Në disa zona të vogla janë evidentuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por ekipet e OSSHE Lushnje kanë ndërhyrë në kohë dhe i kanë rikthyer furnizimet pa vonesa të mëdha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×