
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Endline”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Në bashkëpunim mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, u vu në pranga në flagrancë shtetasi E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” që drejtonte i riu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, e fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Benz” me të cilin qarkullonte i arrestuari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.
and then