Bruksel/ Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së, së bashku në darkën e thirrur nga kryediplomatja Kaja Kallas

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në një darkë bashkë me ministrat e jashtëm të BE-së, me ftesë të Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas.

Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.”

Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga Kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Postimi i plotë

🇦🇱🇪🇺Bruksel –  Me ftesë të Zëvendës Presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas në darkën e Ministrave të Jashtëm të BE dhe të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×