83 vota pro, opozita kundër, Kuvendi miraton në parim projekt buxhetin 2026

Parlamenti i Shqipërisë miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të sotëm, në parim projektbuxhetin 2026 si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Seanca maratonë prej rreth 16 orësh që nisi rreth orës 10:00 të së mërkurës përfundoi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Projektbuxheti 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro mori 83 votat pro të shumicës socialiste, ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.

 

Capture
Capture

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Kuvend, thotë se shpenzimet për vitin e ardhshëm do të rriten me rreth 550 milionë euro më shumë krahasuar me vitin që po lëmë pas.

“Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823.1 miliardë lekë, ose 29.6% të PBB-së, duke u rritur me rreth 52.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025. Shpenzimet buxhetore parashikohen në 886.8 miliardë lekë, ose 31.9% të PBB-së, me një rritje prej 55 miliardë lekësh”, tha ministri Malaj. Projektbuxheti pritet t’i nënshtrohet debatit nen për nen në vijim të procedurave parlamentare.

Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

  1. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”

Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër

  1. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)

  1. Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)

  1. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 31 kundër

  1. Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

  1. Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”

Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)

  1. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×