Balluku nën masa sigurie për afera milion euro/ Gazetarja Klodiana Lala: SPAK sekuestroi dhe telefoni i bashkëshortit të vartëses së zv. Kryeministres. U zbulua…

Gjykata e posaçme Anti Korrupsion ka marrë sot masa sigurie pezullim dhe detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se SPAK ka sekuestruar një sërë telefonash celularë të vartësve të zëvendës kryeministres, nga e cila kanë dalë të dhëna që kanë ndihmuar në hetimin ndaj saj.

Ajo sqaron se një prej vartëseve të saj i është sekuestruar edhe telefoni i bashkëshortit, të cilin e përdorte për të komunikuar mbi bisedat për paracaktimin e tenderave.

“Janë kryer kontrolle në shtëpinë e vartësve të Ballukut dhe njerëzit e besuar të saj.
SPAK shkoi deri aty sa celulari i bashkëshortit të një prej vartëseve të Ballukut u sekuestrua sepse kishte dyshime se mund ta përdorte për të komunikuar në lidhje me paracaktimin e tenderave.
Hetuesit e BKH, ata financiarë dhe ata që merren me kqyrjen e aparaturave, janë duke parë momentalisht se çfarë gjendet brenda atyre celularëve”, u shpreh ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×