
Masat e sigurimit të vendosura nga SPAK ndaj Belinda Ballukut, që përfshijnë pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë, janë vetëm një hap i pare, shumë i vogël, madje i vonuar i drejtësisë, në raport me dëmin kolosal që ajo ka shkaktuar përmes veprimeve të saj në tenderat publikë me vlerë qindra miliona euro.
Në këto procese, sipas dosjeve të SPAK, Balluku ka përdorur influencën dhe autoritetin e saj për të favorizuar kompani të caktuara, duke cenuar parimet e konkurrencës së ndershme dhe duke dëmtuar thellësisht interesat e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.
Masa e pezullimit ishte e domosdoshme për të parandaluar pengimin e hetimeve dhe për të shmangur ndikimin e saj në procesin e drejtësisë, por nuk mund të shihet kurrësesi si ndëshkim për dëmet e shkaktuara.
Të tilla vepra nga personazhe kaq të rëndësishëm të qeverisë kërkojnë masa të ashpra dhe reforma të thella institucionale për të garantuar llogaridhënie në menaxhimin e financave publike. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërpritet spiralja e korrupsionit që dëmton zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetarëve te institucionet.
Masat ndaj Belinda Ballukut duhet të shërbejnë si një sinjal i qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet derisa të rikthehet integriteti i plotë në institucionet shtetërore dhe shoqërinë shqiptare.
and then