“Pezullimi i zv/kryeministres ishte i pashmangshëm”, Shehaj: Hapi tjetër logjik mund të jetë arrestimi i Ballukut

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një komunikimi në emisionin “Log.” në News24, komentoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e konsideruar atë një veprim të pritshëm dhe të domosdoshëm nga SPAK.

Shehaj tha se brenda partisë së tij po diskutohen mundësitë për të vijuar me protesta, duke përfshirë edhe organizimin e një proteste të re në ditët në vijim, megjithëse ende nuk është marrë një vendim zyrtar.

Sipas tij, shpallja e Ballukut të pandehur nga SPAK e bënte të pashmangshëm largimin e saj nga detyra, qoftë përmes dorëheqjes apo shkarkimit. Ai theksoi se fakti që kjo nuk ndodhi nga qeveria, e detyroi SPAK-un të ndërhynte përmes masës së pezullimit.

“Tani që flasim, Belinda Balluku nuk është më zv/kryeministre. Ajo nuk mund të kalojë kufirin dhe nuk mund të qëndrojë në detyrë kur është e pandehur, sepse ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale ose i ndikimit në hetime,” deklaroi Shehaj.

Ai shtoi se, sipas tij, vendimi i SPAK ka qenë plotësisht i justifikuar.

Shehaj komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Rama, duke thënë se ai duket “sikur po e mban ende” Ballukun në pozicion politik, dhe se ka sinjale për një ankimim të vendimit, të cilin Shehaj e konsideron të pavlefshëm.

“Nuk besoj se ekziston shansi më i vogël që ajo të qëndrojë në qeveri. Hapi tjetër i logjikshëm do ishte kërkesa për arrest të Ballukut, sepse ajo ka rrezik të ndërhyjë në hetime,” u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×