
Kandidati i propozuar nga Kryesia e PS-së për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen.
Për këtë Balla tha se beson se nuk do të krijohet ndonjë ngërç, nga Presidenti aktual Ilir Meta, duke shtuar: “Kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”
“Për të shuar diçka që lidhet me atë që theksoi kryeministri, kandidati për president ka depozituar tashmë te Ministri i Mbrojtjes dhe natyrshëm te kryeministri kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ky është një aspekti rëndësishëm, por në legjislacionin përkatës ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen apo të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të Republikës, i cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe besoj që kjo nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë mund të na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”, tha ai.
and then