VIDEO/ “Unaza e Madhe është vetëm maja e Ajsbergut”, Artan Hoxha: Rama do e shkarkojë Ballukun, por tani po merr kohën për të…

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” theksoi se hetimi i SPAK për Belinda Ballukun, lidhur me “Unazën e Madhe”, është vetëm maja e ajsbergut.

Ai tha se Prokuroria e Posaçme mund të shtrijë hetimet në një mori çështjes ku dyshohet e përfshirë zv/kryeministrja e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama është i shqetësuar mbi ato çështje që ende nuk janë zbuluar dhe që mund të kenë edhe një kosto më të madhe politike.

“Nga momenti që u mor e pandehur dëgjuam vetëm akuzën për tunelin e Llogarasë. Kur doli vendimi gjykatës i shtuan dhe loti i 4 i Unazës së Madhe. Pra derisa të vijë hera tjetër mund të shtohet edhe një gjë tjetër. Kjo është vetëm maja e ajsbergut pjesa tjetër është poshtë. Kryeministri sot është i shqetësuar jo për majën e Ajsbergut, është i shqetësuar për 7/8 që nuk duken. Ajo është kostoja e madhe politike që mund ti krijohet.

Sepse largimin e Ballukut ai do ta bëjë, por si gjithmonë merr kohën e vetë. Bën një lloj sondazhi se cila është zgjidha më e mirë, e favorizon faktin që ka numër mjaft të madh mandatesh në Parlament. Opozita për fat të keq edhe për luftën që kanë bërë. Pra fjalimi i fundit i Ballukut ishte që do ti ulte të gjithë në gjunjë. Pra nga buron e gjithë kjo.”, tha Hoxha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×