
Rreth 20 vartës të Belinda Ballukut ndodhen sot në situata krejt të ndryshme nga ajo e ish-ministres. Disa në qeli, të tjerë në arrest shtëpie, të shkëputur nga familjet, fëmijët, shoqëria dhe jeta e tyre e përditshme. Të ekspozuar publikisht, të treguar me gisht, të mbartur si përgjegjës kryesorë deri në momentin kur SPAK ta çojë dosjen për gjykim. Ndërkohë, vetë Belinda Balluku vijon të jetë e lirë.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja:
Si ndihesh, zonja Belinda, kur njerëzit që kanë zbatuar urdhrat e tua, njerëzit që i udhëzove drejt veprimeve të paligjshme, sot mbajnë peshën më të rëndë?
Si është të ecësh e lirë, ndërsa ata presin të izoluar vendimin e drejtësisë?
Mesazhet e zbardhura në dosjet e SPAK nuk lënë hapësirë për interpretim. Ato tregojnë qartë hierarkinë e vendimmarrjes dhe sesi vartësit firmosnin e vepronin për llogarinë tënde. Çfarë më parë përflitej nga opinioni, sot është provuar dhe vulosur me SMS-të.
Prandaj, zonja Belinda, bëj sot një akt të drejtë. Mos i lër vartësit të paguajnë të gjithë faturën e një sistemi që e ngrite, e ushqeve dhe e drejtove vetë.
Është momenti të ulësh kokën dhe të marrësh përgjegjësinë që të takon. Mos e harro se ndërsa ti përpiqesh të shpëtosh veten “me thonj”, të tjerët po sakrifikohen në heshtje.
SPAK do të bëjë detyrën e vet. Por ti je e vetmja që mund t’i heqësh barrën atyre që sot vuajnë pasojat e vendimeve të tua. Dhe kjo është përgjegjësia jote më e rëndë morale, ajo që s’mund t’i shpëtosh, sepse mban nga fillimi në fund emrin tënd.
and then