Zhvillimi i teknologjisë dhe Inteligjenca Artificiale, eksperti: Ja profesionet që rrezikojnë të zhduken

Mëngjesin e sotëm në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ishte i ftuar Arbër Xhihani ekspert i punësimeve.

Ai ka analizuar situatën në tregun e punës nën dritën e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Xhihani ka renditur profesionet që janë tashmë në rrezik zhdukje në vitet në vijim.

“Shqipëria në sajë të ndryshimeve të fundit në teknologji do të preket. Të gjithë profesionet si përpunim të dhënash apo data entry janë profesione që shihen drejt zhdukjes. AI mund të jetë më eficente. Do të nisë nga nivelet e ulëta të profesioneve që nuk kanë nevojë për specializim”, tha ai.

Eksperti është ndalur gjithashtu edhe në profesionet më të kërkuara në vendin tonë.

“Më të kërkuara janë zanatet, të rinjtë po kuptojnë rëndësinë e zanateve si elektricist, hidraulik dhe profesioneve në hoteleri dhe turizëm. Disa sektorë të lidhur me biznesit gjithashtu kanë një zhvillim”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×