“Hëngri” 260 mln euro për 16 vite/ Bllokimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Ivi Kaso: Afera e radhës pasi tunelit të Llogarasë! U inagurua 3 herë në fushatë

Për bllokimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, ka reaguar edhe deputeti i qarkut Korçë, Ivi Kaso, i cili thotë se ky segment është inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve dhe u hap përfundimisht në shtator. Ai thekson se abuzimet në këtë rrugë janë të mëdha, teksa në këtë rrugë janë planifikuar të shkojnë 90 mln euro, ndërsa kostot sipas tij janë fryrë në 260 mln euro.

Kaso denoncon se kjo rrugë nuk ofron standarde e siguri për udhëtarët, për shkak të abuzimeve.

Ai deklaron se pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme.

Postimi i plotë:

Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.
Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standart në siguri e në lëvizje.
Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×