
Në njësinë administrative Baz, Bashkia Mat, sot në orët e para të mëngjesit është shembur banesa e familjes Gjinaj, pasi toka ka pësuar rrëshqitje duke marrë me vete edhe shtëpinë. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.
Familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi tashmë kanë mbetur në qiell të hapur. Ata thonë se shqetësimin për rrëshqitjen e tokës e kanë ngritur edhe 10 vite më parë, ndërsa situata është përsëritur disa herë gjatë këtyre viteve, duke i vënë banesat e tyre në rrezik shembjeje.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e autoriteteve për vlerësimin e dëmeve dhe marrjen e masave të nevojshme.
and then