
TIRANË- Qytetarë të shumtë, simpatizantë të Partisë Demokratike i janë bashkuar “Foltores 2” para Kryeministrisë.
“Foltorja e dytë”, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Bela hap krahun”; “Ne bëjmë narkoshtet”, janë disa nga pankartat që qytetarët kanë shfaqur gjatë këtij tubimi.
“Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse të vjedh një popull të japin një ministri”, shkruhet në një tjetër pankartë.
Në nisje të Foltores mbajti fjalën Oerd Bylykbashi i cili akuzoi kryeministrin Rama se po vjedh paratë e shqiptarëve.



and then