
Analisti, Fatos Lubonja, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Ballukut i kishte kërkuar vartësit të saj Evis Berberit që ta hiqte nga lista e tenderave një biznesmen të lidhur me PD.
Ai theksoi se mënyra e qeverisjes së Ballukut-Berberit ishte që të ‘mbajnë klientelën e tyre dhe ta rrisin atë.
“Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Unë pashë midis të tjerësh, mesazhe që shkëmbente Balluku me Berberin. Diku bëhej fjalë për një biznesmen që ishte i lidhur me PD. Dhe kjo i thoshte atij që ‘këtë nuk dua më ta shikoj në fare në lista e tenderave’.
Cila është mënyra e qeverisjes së tyre?
Mënyra e qeverisjes së tyre është që ne do mbajmë klientelën tonë dhe do rrisim klientelën tonë. Bëjmë atë parimin tonë ‘që vidh që të marrësh pushtet dhe merr pushtet që të vjedhësh’. Pra ky është thelbi i gjësë të kërkosh prova.
Edi Rama e di shumë mirë këtë. Por cila është taktika e Ramës. Taktika e Ramës është që ti deklasifikojnë këta që bëjnë këto akuza. Ata që janë pjesë e opozitës, jo kazan, jo bufi i kënetës. Kur ka ardhur puna që është vënë në veprim SPAK-u.”, tha ai.
and then